MBAHET TRAJNIMI ONLINE PËR MARKA TREGTARE DHE SEKRETE TREGTARE

Prishtinë, 29/09/2020

Me ndihmën e projektit LuxDev janë mbajtur 2 trajnime për zyrtarët e Agjencisë për Pronësi Industriale. Këto trajnime janë pjesë e planit të projektit të LuxDev për ngritjen e kapaciteteve administrative të Agjencisë, që ka si rezultat harmonizimin e procedurave për ekzaminimin e objekteve të pronësisë industriale me praktikat e organizatave ndërkombëtare dhe rajonale

Me hyrjen në fuqi të Direktivës (EU) 943/2016 për mbrojtjen e sekreteve tregtare, Agjencia në bazë të marrëveshjes së MSA është e obliguar të bëj transpozimin e saj. Trajnimi i organizuar pati qëllim kuptimin e obligimeve që dalin nga Direktiva dhe trajtoi shembuj praktik nga transpozimi i Direktivës në legjislacionin nacional të vendeve të EU dhe Rajonit.

Është mbajtur dhe trajnimi i stafit për ekzaminimin e objekteve të pronësisë industriale sipas Udhëzuesit të EUIPO (Zyra Europiane për Pronësi Intelektuale). Qëllimi i progamit të trajnimit ishte sigurimi i praktikave të qëndrueshme të EU gjatë ekzaminimit të markave tregtare dhe dizajneve industriale.           

Këto trajnime do të forcojnë dhe sigurojnë implementimin e legjislacionit të IP sipas praktikave të EU.