Seminar me studentë

Prishtinë, 22/01/2021

Agjencia për Pronësi Industriale mirëpriti disa studentë të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Ferizajit, Departamenti i Arkitekturës dhe Dizajni i Interierit me Prodhime nga Druri

Drejtori i Agjencisë, Z. Gashi, mbajti një ligjeratë për studentët, ku i informoi ata mbi mbrojtjen dhe rëndësinë e pronësisë intelektuale, me theks pronësinë industriale.

Përfitimi i shoqërisë përmes mbrojtjes me pronësi intelektuale, me theks pronësinë industriale, është i madh. Ajo motivon kërkimet dhe shpikësit për të zbuluar produkte të reja dhe efikase, përfshirë medikamentet për shpëtimin e jetës, duke i shpërblyer ato; sistemi i markave i ofron konsumatorit siguri në blerjen e produkteve dhe shërbimeve; përmes pronësisë industriale rritet dija dhe informacioni, si dhe krijohet një mjedis nxitës për inovacion, theksoi Z. Gashi.

Studentët u interesuan mbi mbrojtjen e objekteve të pronësisë industriale, me theks mbrojtjen e inovacioneve përmes patentës dhe produkteve përmes dizajnit industrial