Raporti Vjetor i Punës për vitin 2020

Prishtinë, 22/01/2021

Agjencia për Pronësi Industriale ka publikuar raportin e punës për vitin 2020. Ky raport karakterizohet me ndikimin e pandemisë Covid-19 në realizimin e planit të punës së Agjencisë dhe në cilësinë e shërbimeve të ofruara për palët.

Agjencia për Pronësi Industriale në planin e punës për vitin 2020 i ka ndarë aktivitetet në këto shtylla: mbrojtja ligjore e objekteve të pronësisë industriale; ngritja e kapaciteteve në fushën e pronësisë industriale; ngritja e vetëdijes së bizneseve dhe qytetarëve mbi rëndësinë e pronësisë industriale; reforma ligjore dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.

Për shkakun e masave të vendosura, API nuk ka mundur të realizoj aktivitetet e parashikuara për ngritjen e vetëdijes së bizneseve dhe qytetarëve mbi rëndësinë e pronësisë industriale. Për realizimin e këtyre aktiviteteve janë parashikuar seminare me biznese dhe akterë tjerë të shoqërisë.

Në shtyllat e tjera si ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve të API-së dhe reforma ligjore, aktivitetet për këto kanë vazhduar në formën online, ku janë realizuar disa aktivitete trajnuese dhe në bashkëpunim me projektin e EU janë përgatitur draft ligjet në fushën e pronësisë industriale.

Përkundër masave të vendosura, pranimi dhe ekzaminimi i objekteve të pronësisë industriale ka vazhduar, por që këto masa kanë ndikuar në reduktimin e stafit, rrjedhimisht dhe në volumin e shqyrtimit të kërkesave të pranuara.

Numri i aplikimeve për marka tregtare ka shënuar rritje krahasuar me vitin paraprak për 22.93%, ndërsa aplikimet për mbrojtjen e patentave dhe dizjanit industrial kanë shënuar rënie.

Nga të dhënat statistikore del se zyrtarët e API-së gjatë vitit 2020 kanë kryer gjithsejti 21611 hapa në sistem, hapat përfshijnë kalimin nga një procedurë e ekzaminimit në procedurën tjetër.

Janë lëshuar 5779 dokumente dalëse, vendime, certifikata, ftesa, për përfundimin e proceseve të shqyrtimit të aplikimeve. Janë skanuar, indeksuar dhe dërguar në server, 11622 shkresa hyrëse dhe dalëse, që e bën procesin e pranimit dhe lëshimit të dokumenteve të elektronizuar.

Janë publikuar 10 Buletine me 4963 objekte të pronësisë industriale dhe krijuar 21 lajme mbi aktivitetet e Agjencisë në web faqen https://kipa.rks-gov.net/ . Janë përmirësuar shërbimet online për kërkimet e markave tregtare, regjistri tashmë bëhet update çdo ditë kalendarike, linku http://213.163.122.85/wopublish-search/public/home?0

Për ta shkarkuar raportin, shiko linkun Raporti Vjetor 2020