Pronësia Intelektuale për Afaristët

Prishtinë, 23/02/2021

Projekti i EU për fuqizimin e pronësisë intelektuale ka përgatitur broshurën e pronësisë intelektuale për afaristët

Kjo broshurë është hartuar me synim të ndihmojë biznesmenët, përfaqësuesit e ndërmarrjeve dhe NVM-ve nga Kosova, me informata koncize të paraqitur në mënyrë sa më të përshtatshme për përdoruesit, për të kuptuar sa më mire rëndësinë e pronësisë intelektuale.

Prona Intelektuale mund të përkufizohet si një grup i të drejtave eksluzive që jepen nga autoritetet shtetërore tek krijuesit e ideve të reja. Nën konceptin e përgjithshëm të pronës intelektuale, ekzistojnë lloje të ndryshme të të drejtave eksluzive të cilat mund të mbrojnë praktika dhe krijime të ndryshme innovative të ndërmarrjes tuaj.

Ashtu siç është cekur, të drejtat e pronësisë intelektuale sjellin përparësi të jashtëzakonshme për pronarët e tyre: TË DREJTAT EKSKLUZIVE mbi rezultatin e shpikjeve të tyre dhe shfrytëzimin e tyre.

Kjo nënkupton që:

  • Krijimet e tyre do të mbrohen nga konkurrentët e tyre në treg;
  • Askush tjetër nuk mund të përdorë risinë e tyre, përveç nëse autorizohet nga pronari i ligjshëm; dhe
  • Nëse dëshirojnë, pronarët e pronës intelektuale mund të autorizojnë të tjerët t’i përdorin ato, natyrisht jo pa pagesë. Me fjalë të tjera, ata mund të përcaktojnë kushtet ekonomike sipas të cilëve të tjerët mund të përdorin të drejtat e tyre mbi pronën intelektuale dhe të kompensohen për to.

Për ta shkarkuar broshurën kliko në linkun Pronësia Intelektuale për Afaristët.

Vërejtje: ky udhëzues është i përgatitur nga projekti i EU – IPRproject. Agjencia për Pronësi Industriale nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen