Mbahet takimi i Komitetit Drejtues të Projektit të EU

Prishtinë, 25/02/2021

Është mbajtur takimi i 3 në radhë i Komitetit Drejtues të Projektit të EU “Mbështetje për sistemin e Pronësisë Intelektuale në Kosovë”

Takimin e drejtoi Drejtori i Agjencisë për Pronësi Industriale, Z. Gashi, i cili u konfirmua si drejtues i Komitetit të Projektit deri në përfundimin e tij.

Gjatë periudhës raportuese Korrik – Dhjetor 2020, u realizuan shumë aktivitete në fushën e pronësisë industriale, si reforma ligjore, fuqizimi i kapaciteteve administrative dhe promovimi i pronësisë industriale.

Për shkak të masave anti-covid, projekti pati vështirësi në realizimin e disa aktiviteteve, vaçanërisht në komponentën e fuqizimin të kapaciteteve administrative dhe promovimin e pronësisë industriale, ku aktivitetet ishin planifikuar të realizohen përmes realizimit të trajnimeve dhe seminareve.

Drejtori, Z. Gashi në mbylljen e takimit, falenderoi përfaqësuesit e EU dhe lideren e projektit për angazhimin në mbështetjen e sistemit të pronësisë intelektuale.

Takimet e Komitetit Drejtues mbahen në periudha 6 mujore, ku diskutohet progresi i arritur dhe vështirësitë në realizimin e aktiviteteve.