SEMINAR ME PËRFAQËSUESIT E AUTORIZUAR NË FUSHËN E PRONËSISË INDUSTRIALE

Prishtinë, 16/03/2021

Është mbajtur seminari për ngritjen e kapaciteteve të përfaqësuesve të autorizuar në fushën e pronësisë industriale.

Projekti i EU - Mbështetje e Pronësisë Intelektuale në Kosovë në bashkëpunim me Shoqatën e Përfaqësuesve të Autorizuar dhe Agjencinë për Pronësi Industriale organizuan seminarin për përfaqësuesit e autorizuar në fushën e pronësisë industriale.

Drejtori i Agjencisë, Z. Gashi, përshëndeti takimin dhe foli për raportin vjetor të vitit të kaluar të Agjencisë, sfidat dhe planifikimet për vitin vijues. Z. Gashi theksoi se viti 2021 është vit i reformës ligjore, ku do të plotësohen dhe ndryshohen ligjet ekzistuese të pronësisë industriale, dhe do të miratohet për here të parë Ligji mbi Sekretin Tregtar.

Seminari vazhdoi me pjesen e trajnimit ku ligjeroi Mauro Delluniversità – Përfaqësues për Marka dhe Dizajn Industriale të Zyrës Europiane për Pronësi Intelektuale