U mbajt sesioni informues në Qendrën për Inovacion dhe Ndërmarrësi në Universitetin e Prishtinës

Prishtinë, 23/03/2021

Qendra për Inovacion dhe Ndërmarrësi në Universitetin e Prishtinës, “Venture UP” në bashkëpunim me Agjencinë për Pronësi Industriale, organizoi sesionin informues mbi pronësinë industriale.

Drejtori i Agjencisë, Z. Gashi ligjeroi mbi të drejtat e pronësisë industriale, me theks të drejtën e patentës, markës tregtare, dizajnit industrial, treguesit gjeografikë dhe sekretin tregtar.

Ligjerata u fokusuar në identifikimin e të drejtave të pronësisë industriale të një ndërmarrjeje për produktet e caktuara, regjistrimi dhe mbrojtja që ofrohet kundër konkurentëve pas regjistrimit të tyre.