PROMOVIM NË RADIO TELEVIZIONIN E KOSOVËS

Prishtinë, 26/04/2021

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Pronësi Industriale, Z. Gashi, ishte pjesë e programit të mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës, për të shënuar Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale.

Më 26 Prill të çdo viti, festohet Dita Botërore e Pronësisë Intelektulale, për të promovuar rëndësinë e mbrojtjes së Pronësisë Intelektuale. Për këtë vit Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), zgjodhi të festoj me moton: “Pronësia Intelektuale dhe Biznesi”.

Z. Gashi foli mbi rëndësinë dhe rolin e Agjencisë për Pronësi Industriale, në mbrojtjen e pronësisë industriale, përkatësisht, mbrojtjen e produkteve me markë tregtare, patentë apo dizajn industrial.

Z. Gashi tha se sistemi i mbrojtjes së pronës industriale, ndihmon inovatorët të mbrojnë shpikjet, dizjanet industriale, markat, veprat artistike e kështu me radhë. IP u siguron atyre pronësi mbi punën e tyre dhe të drejtat për përjashtimin e konkurrentëve nga prodhimi, importimi ose shitja e mallrave që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.

Për shënimin e Ditës Botërore të Pronësië Intelektuale janë organizuar disa aktivitete promovuese të cilat sivjet po mbahen ndryshe nga vitet e tjera, për shkak të masave anti-Covid.