Forum virtual për shënimin e Ditës Botërorë të Pronësisë Intelektuale, organizuar nga ODA Amerikane e Kosovës

Prishtinë, 26/04/2021

Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale shënohet me datë 26 prill, të çdo viti. Për t'i dhënë dritë kësaj dite, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi forumin e saj virtual të radhës, ku u diskutua për PI & NMV-të: Plasimi i ideve në treg.

Pjesë e panelit për të diskutuar rreth rolit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në ekonomi dhe mënyës së si mund të përdorën të drejtat e pronësisë intelektuale nga bizneset, ishin përfaqsuesit e Agjencisë për Pronësi Industriale, Doganës së Kosovës, dhe Ekspertë të IPR.

Drejtori i Agjencisë për Pronësi Industriale fillimisht falenderoi Odën për organizimin e kësaj ngjarje për ndër të Ditës Botëtore të Pronësisë Intelektuale, e cila sivjet po shënohet në kushte të jashtëzakonshme, pasi aktivitetet  për shënimin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale po bëhen përmes metodave jo-tradicionale, pra përmes platformave online.

Drejtori foli dhe për statistikat e aplikimeve për objektet e PI. Deri më tani në Agjenci kanë aplikuar 34387 aplikues për marka tregtare. Aplikimet për marka tregtare përbëjnë grupin më të madhë të aplikimeve për objekte të pronësisë industriale. Prej ketij numri jane te regjistruara afersisht 27 mije aplikime.  Numri i aplikimeve vendore ka vazhduar të rritet nga viti në vit, që mund të vërehet nga publikimi I rapoteve vjetore te Agjencise, deri me tani për regjistrimin e markave tregtare kanë aplikuar 5109 aplikime me pronar vendor. Deri me tani kanë aplikuar 2387 aplikues për patenta, prej tyre 1127 janë regjistruar.

Drejtori theksoi se pronesia intelektuale ka rol kyq ne krijimin e vendeve te punes. Në Bashkimin Evropian, industritë intenzive që përdorin në mënyrë të plotë pronesine intelektuale kanë gjeneruar pothuajse 45% të tërë aktivitetit ekonomik (BPV), në vlerë prej 6.6 trilionë € gjatë periudhës 2014-2016, janë punësuar pothuajse 63 milionë persona, duke arritur në 29.2% të vendeve të punës. Gjithashtu 22% të këtyre vendeve të punës kanë qenë në industri që përdorin markat tregtare, 14% në industritë që përdorin dizajnin dhe 11% në industritë që përdorin patentat. Përqindja rritet deri në 28.9%, nëse përfshihen edhe 21 milionë vende pune në industri si rezultat i shfrytëzimit  produkteve dhe shërbimeve  për industritë që përdorin në mënyrë të plotë.