Pasditja në Radio Televizionin 21 me Pronësinë Intelektuale

Prishtine, 26/04/2021

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, Radio Televizioni 21, përkatësisht emisioni i pasditës, Bon Bon iu kushtua shënimit të kësaj dite.

Drejtori i Agjencisë për Pronësi Industriale foli mbi rendësinë që përqon Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale dhe rendësinë që ka ajo për bizneset dhe shoqërinë.

Z. Gashi foli dhe për procedurat e regjistrimit të objekteve të pronësisë industriale, si regjistrohen markat tregtare, patentat apo dizjani industrial. Regjistrimi i objekteve të pronësisë industriale është kusht për realizimin e të drejtave që rrjedhin nga regjistrimi, që janë ndalimi i palëve të treta pa lejen e tij përdorimin apo tregtimin e objekteve të regjistruara.

Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale shënohet çdo vit më 26 Prill. Për këtë vit Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), zgjodhi të festoj me moton: “Pronësia Intelektuale dhe Biznesi”.