Prona Intelektale pjesë e diskutimit në programin e mëngjesit në KTV

Prishtine, 27/04/2021

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, Kohavisioni, përkatësisht emisioni i mëngjesit, iu kushtua shënimit të kësaj dite.

Drejtori i Agjencisë për Pronësi Industriale foli mbi rendësinë që përqon Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale dhe rendësinë që ka ajo për bizneset dhe shoqërinë.

Z. Gashi theksoi se inovacioni dhe prona jo materiale janë gurë themeli i ekonomisë së sotme ku vlera në treg e kompanive gjithnjë e më shumë po përcaktohet nga prona jo materiale, siç janë markat tregtare, sekretet tregtare, dizajnet industriale, shpikjet, treguesit gjeografik dhe emërtimeve te origjinës apo topografitë e produkteve gjysmëpërçuesve.

Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale shënohet çdo vit më 26 Prill. Për këtë vit Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), zgjodhi të festoj me moton: “Pronësia Intelektuale dhe Biznesi”.