Studentë nga Universiteti Francez vizituan Agjencinë

Prishtinë, 17/05/2021

Disa studentë nga Universiteti Francez – AgroParisTech tek vizituan Agjencinë për Pronësi Industriale.

Studentët janë duke realizuar një projekt së bashku me Institutin e Kosovës për Pronësi Intelektual mbi hulumtimin e aplikimin të djathit të sharrit si tregues gjeografikë.

Përfaqësuesit e Institutit dhe studentët francez u pritën nga Drejtori, Z. Gashi, i cili i informoi mbi punën e Agjencisë dhe objektet e pronësisë industriale të cilat mbrohet, me theks të veçantë aplikimet në fushën e treguesit gjeografikë.