FINALIZIMI I PROJEKLIGJEVE NË FUSHËN E PRONËSISË INDUSTRIALE

Prishtine, 22/05/2021

Me mbështetjen e projektit IPR të BE, u mbajt punëtoria për finalizimin e projekligjeve në fushën e pronësisë industriale.

Në këtë punëtori morën pjesën përfaqësuesit e projektit IPR, personat përgjegjës për draftimin e projektligjeve, përfaqësuesit e Departamentit Ligjor të MINT dhe menaxhmenti i Agjencisë.

Qëllimi i takimit ishte harmonizimi final i shprehjeve ligjore të përdoruara në këto projekligje, harmonizimi i dispozitave ndëshkuese dhe pjesët e tjera që kanë të bëjnë me ligjin për procedurën administrative.

Agjencia për Pronësi Industriale me mbështetjen e projektit të IPR të BE, ka filluar ndryshimin e ligjeve të pronësisë industriale. Ligjet të cilat do të ndryshohen apo plotësohen janë: Ligji për Patenta, Ligji për Marka Tregtare, Ligji për Dizajnin Industrial dhe Ligji për Përcaktimin e të Drejtave dhe Mbrojtjen e Topografisë së Qarqeve të Integruara. Për here të pare do të kemi Ligjin që rregullon fushën e sekreteve tregtare, e cila transpozon Direktivën e EU nr. 2016/943.