Janë mbajtur disa seminare, trajnime dhe punëtori në fushën e Pronësisë Intelektuale

Prishtinë, 03/11/2021

Me ndihmën e projektit të EU, IPR Project, janë mbajtur disa trajnime, seminare dhe punëtori në kuadër të ngritjes së kapaciteteve administrative për zyrtarët e Agjencisë për Pronësi Industriale dhe institucioneve tjera dhe promovimin e pronësisë intelektuale.

Njohuritë e fituara në këto trajnime dhe seminare do të shërbejnë për ngritjen e shërbimeve dhe standardizimin e procedurave të ekzaminimit konform udhëzuesve dhe praktikave të vendeve të BE dhe promovimin e pronësisë industriale.

Këto muaj janë mbajtur këto trajnime/seminare:

  • 9 Qershor - Trajnim mbi zbatimin e Pronësisë Industriale me Inspektorë të Inspektoratit të Tregut dhe zyrtarë të Angjencisë për Pronësi Industriale.
  • 18 Qershor – Trajnim mbi pronësinë industriale për Drejtorinë e Hetimit, Krimeve Ekonomike dhe Korrupcionit në Policinë e Kosovës
  • 11-14 Tetor – Trajnimi 2 ditor i zyrtarëve të Agjencisë mbi procedurat e shqyrtimit të kundërshtimeve dhe shfuqizimeve të markave tregtare
  • 20-21 Tetor - Punëtorinë e përbashkët e anëtarëve të task-forcës kundër falsifikimit dhe piraterisë !
  • 1-2 Nëntor – Trajnim mbi pronësinë intelektuale dhe trendet e komunikimit me publikut
  • 3- Nëntor - Trajnim mbi pronësinë intelektuale dhe trendet e komunikimit me publikut, me pëfaqësuesit e autorizuar