Promovim në Universitetin Politeknik të Tiranës

Prishtine, 14/04/2022

Në kuadër të zbatimit të marëveshjes së bashkëpunimit në mes Agjencisë për Pronësi Industriale të Republikës së Kosovës dhe Drejtorisë së Pronësisë Industriale të Republikës së Shqipërisë, u mbajt sesioni promovues i pronësisë industriale me studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Përfaqësuesit e Agjencisë ishin pjesë e panelit ligjerues, ku u ligjerua mbi të drejtat e pronësisë industriale, regjistrimi dhe përfitimi nga regjistrimi i objekteve të pronësisë industriale.

Realizimi i aktiviteve të përbashkëta në mes të zyreve homologe është pjesë e planit të zbatimit të marëveshjes së bashkëpunimit.

Gjatë këtij muaji Agjencia për Pronësi Industriale do të organizoj aktivitete promovues me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale. Këtë vit tema e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale do të fokusohet te IP dhe Rinia, e përcaktuar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale.