Pronësia Intelektuale në UBT

Prishtine, 16/04/2022

Në vazhdën e organizimit të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, Agjencia për Pronësi Industriale, Zyra për të Drejtat e Autorit, Dogana e Kosovës dhe Projektin IPR i BE, në bashkëpunim me Kolegjin UBT, organizuan një aktivitet promovues mbi pronësinë intelektuale.

Zv. Drejtori i Agjencisë, Z. Dukaj, foli para studentëve për punën që po bëjnë institucionet e Kosovës në mbrojtjen e pronësisë intelektuale, mbi të drejtat e pronësisë industriale, regjistrimin dhe përfitimin nga regjistrimi i objekteve të pronësisë industriale.

Agjencia për Pronësi Industriale ka shpallur muajin Prill si muaj të pronës industriale, ku do të organizohen aktivitete që i paraprijnë Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale 26 Prill.