U mbajtën disa aktivitete në fushën e treguesit gjeografikë

Prishtinë, 01/07/2022

Projekti IPR në bashkëpunim me Agjencinë, organizuan disa aktivitete për ngritjen e kapaciteteve administrative dhe promovimin e mbrojtjes së produkteve me tregues gjeografikë.

Gjatë kësaj javë u mbajt seminari për treguesit gjeografike me institucionet të cilat implementojnë ligjin për treguesit gjeografikë, si Agjencia për Pronësi Industriale, Ministria e Bujqësisë dhe përfaqësues nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Në këtë seminar ligjëruan ekspertët e angazhuar nga projekti IPR mbi regjistrimin e treguesit gjeografikë.

Po ashtu në Prizren u mbajt një punëtori me prodhuesit potencial të treguesve gjeografikë. Në këtë punëtori u ligjërua mbi përfitimet të cilat kanë prodhuesit me rastin e regjistrimit të treguesit gjeografikë.

Deri më tani në Agjenci janë pranuar 4 aplikacione për tregues gjeografikë, prej tyre 2 aplikime janë me pronar vendor, si Djathi i Sharrit dhe Verëra e Rahovecit.