Pronësia Intelektuale në një WEB
Prishtinë,
02/11/2022
Projekti i EU për IPR në Kosovë ka lansuar web faqen e dedikuar vetëm për pronësinë intelektuale.
Në këtë web faqe janë të publikuara materiale të shumta të krijuara nga projekti në bashkëpunim me Agjencinë. Përpos materialeve janë të publikuara dhe video ilustruese mbi pronësinë intelektuale.
Ky web ka një rëndësi të veçantë për promovimin e pronësisë intelektuale, pasi përmbledhë të gjithë materialet promovuese në një web dhe lehtëson qasjen e publikut të interesuar për pronësinë intelektuale.
Linku për qasje në web https://www.pronesiaintelektuale.com/