Buletini Zyrtar Nr. 107
Prishtinë,
29/12/2022
Agjencia për Pronësi Industriale ka publikuar Buletinin Zyrtar nr. 107
Buletini nr. 107 përmban aplikime të markave tregtare dhe aplikime për treguesit gjeografikë. Pronarët e markave të mëhershme të cekur në nenin 34 të Ligjit për Marka Tregtare Nr. 08/L-075 mund të paraqesin kundërshtimet e tyre. Këto kundërshtime duhet të dorëzohen mbrenda periudhës kur Buletini Zyrtar është i hapur apo mbrenda 3 muajve nga data e publikimit të Buletinit Zyrtar.
Sipas Ligjit për Marka Tregtare Nr. 08/L-075, neni 33, palët e treta mund të paraqesin vërejtjen e tyre me shkrim sipas nenit 6, duke cekur arsyet dhe vërejtjet pse marka tregtare nuk duhet të regjistrohet sipas detyrës zyrtare.
Sipas nenit 33 të Ligjit Nr. 05/L-051 për Treguesit Gjeografikë dhe Emërtimet e Origjinës, çdo person i interesuar që ka një interes legjitim mund të parashtroj kundërshtim ndaj regjistrimit të propozuar të emrit të origjinës apo treguesit gjeografikë.
Për ta shkarkuar buletinin, kliko në linkun Buletini Zyrtar Nr. 107