RAPORTI VJETOR 2022

Pristina, 07/02/2023

Është publikuar raporti vjetor i punës i Agjencisë për vitin 2022.

Gjatë vitit 2022 është arritur të miratohen ndryshimet plotësimet në ligjet e pronësisë industriale dhe miratimin e një ligji të ri për sekretin tregtar.

Janë miratuar dhe hyre në fuqi këto ligje:

  • Ligji Nr. 08 L/059 për Patentat;
  • Ligji Nr. 08 L/055 për Dizajnin Industrial;
  • Ligji Nr. 08 L/053 për Tipografitë e Gjysmëpërçuesve;
  • Ligji Nr. 08 L/076 për Mbrojtjen e Sekreteve Tregtare;
  • Ligji Nr. 08 L/075 për Marka Tregtare.

 

Gjithashtu në kuadër të plotësimit të infrastrukturës nënligjore janë miratuar këto Udhëzime Administrative:

  • Është miratuar Udhëzimi Administrativ nr. 05/2022 për Caktimin e Formës, Përmbajtjes dhe Përdorimin e Logos së Agjencisë për Pronësi Industriale;
  • Udhëzimi Administrativ nr. 10/2022 për Kompetencat, Mandatin dhe Punën e Komisionit të Ankesave Kundër Vendimeve të Agjencisë për Pronësi  Industriale;
  • Udhëzimi Administrativ nr. 13/2022 për Përfaqësues të Autorizuar në Fushën e Pronësisë Industriale;
  • Udhëzimi Administrativ nr. 14/2022 për Procedurat e Regjistrimit të Patentave.

 

Agjencia ka organizuar disa trajnime për fuqizimin e kapaciteteve administrative të stafit të saj. Stafi është trajnuar për praktikat më të mira të shqyrtimit të aplikimeve për objektet e pronësisë industriale. Për ta pasuar me të lehtë shqyrtimin e aplikacioneve, projekti i EU për IPR ka përgatitur dhe udhëzuesit për ekzaminim të cilat do të shfrytëzohen nga zyrtarët e Agjencisë.

Në fushë e ngritjes së vetëdijes mbi rëndësinë e mbrojtjes së pronësisë industriale janë mbajtur një numër i madh i aktiviteteve me akter të bizneseve dhe shoqërisë, e po ashtu janë publikuar disa materiale promovuese. Për këto me mbështetjen e projektit është krijuar një web faqe e veçantë për pronësinë intelektuale ku palët tashmë të gjitha videot apo materialet promovuese mund ti gjejnë të përmbledhura. Këto aktivitete kanë rezultuar me shtimin e numrit të aplikimeve për marka tregtare me pronar vendor, ku në krahasim me vitin e kaluar kemi një rritje të aplikimeve vendore për 12.86% dhe rritje e të hyrave për 8.2%.

Agjencia ka filluar me lëshimin e vendimeve për kundërshtimin e markave tregtare. Pas një procesi të gjatë ku janë trajnuar zyrtarët e Agjencisë, këtë vitë për here të parë që nga themelimi i Agjencisë, është filluar për mos u ndalur me lëshimin e vendimeve për kundërshtimin e MT, dhe me këtë është zgjedhur problemi me i madhe që ka ekzistuar ne API ndër vite.

Ky rast konsiderohet dhe është një e arritur e madhe për Agjencinë për Pronësinë Industriale dhe gjithë sistemin e mbrojtjes dhe regjistrimit te pronësisë industriale në Kosovë, pasi ky proces i bllokuar deri më tani ka gjetur zgjidhje të përhershme.

Për ta shikuar raportin kliko në linkun Raporti Vjetor 2022