Ditët e biznesit dhe pronësia industriale

Prishtine, 17/03/2023

Agjencia për Pronësi Industriale mori pjesë në takimin për prezantimin e strategjisë për zhvillimin industrial dhe dialogun e zhvilluar me biznesin privat.

Në këtë takim ku morën pjesën një numër i bizneseve rajonale ndër të tjera u promovua mbrojtja e pronësisë industriale. Bizneset pjesëmarrëse u informuan mbi rëndësinë e mbrojtjes së identitetit të tyre përmes regjistrimit të markave tregtare, shpikjeve apo formave inovative të produkteve të tyre.

Pronësia Industriale luan një rol të madhe në tërheqjen e investimeve.  Investitorët kanë më shumë gjasa të investojnë në biznese që kanë mbrojtje të fortë të IP-së, pasi siguron një mjet për të mbrojtur investimet e tyre dhe për të zvogëluar rrezikun që konkurrentët të kopjojnë idetë e tyre.

Po ashtu ndikimi ekonomik i mbrojtjes së pronësisë industriale është i lartë, ajo rritë vlerën e tregut duke krijuar avantazh konkurrues dhe duke rritur reputacionin dhe mbrojtur identitetin e krijuar në treg.

Takimet e këtilla janë pjesë e fillimit të muajit për promovimin e pronësisë intelektuale, muaji PRILL.

Për informata mbi regjistrimin e identitetit të biznesit tuaj, vizitoni www.kipa.rks-gov.net.