LIGJERATË ME STUDENTËT E KOLEGJIT AAB
Prishtine,
29/03/2023
Agjencia për Pronësi Industriale së bashku me Zyrën për të Drejtat e Autorit dhe Sektorin e IP në Doganën e Kosovës kanë filluar me aktivitetet të cilat i paraprijnë shënimit të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, 26 Prill.
Sot u organizuar një ligjërate me studentët e Kolegjit AAB për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale me theks rëndësinë e mbrojtjes së IP, dhe si IP mund të inkurajojë investimet në kërkim dhe zhvillim.
Z. Dukaj përfaqësoi Agjencinë dhe foli për rëndësinë e IP për nxitjen e inovacionit dhe kreativitetit në shoqëri. Z. Dukaj theksoi se mbrojtja e Pronësisë Intelektuale (IP) mund të nxisë inovacionin dhe kreativitetin në disa mënyra. Të drejtat e IP, të tilla si patentat, markat tregtare, të drejtat e autorit dhe sekretet tregtare, ofrojnë mbrojtje ligjore për novatorët dhe krijuesit, duke i inkurajuar ata të investojnë kohë dhe burime në zhvillimin e ideve, produkteve dhe shërbimeve të reja.
Ligjëratën e pasuruan dhe më shumë studentët me pyetjet e tyre dhe interesimin për pronësinë intelektuale.
Agjencia për Pronësi Industriale dhe Zyra për të Drejtat e Autorit gjatë muajit Prill do të organizojnë dhjetëra aktivitetet për shënimin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale. Këto aktivitete përfshinë takimet me biznese, studentë dhe promovim në media elektronike.

