Aktivitete të promovimit në Kolegjin “Pjetër Budi” dhe Odën Ekonomike Gjermane të Kosovës

Prishtine, 29/05/2023

Agjencia për Pronësi Industriale mori pjesë në 2 aktivitetet të ndara për promovimin e regjistrimit të objekteve industriale.

Në ligjëratën para studentëve të kolegjit “Pjetër Budi”, Drejtori Dukaj foli mbi rëndësinë e regjistrimit të pronësisë industrial, procedurat e regjistrimit dhe rëndësia e konventave ndërkombëtare të pronësisë intelektuale.

Me organizimin ne Odës Ekonomike Gjermane të Kosovës u mbajt një tryezë e diskutimit për të drejtat e pronësisë intelektuale me bizneset anëtare të kësaj Ode. Në takim përveç Agjencisë morën pjesë dhe përfaqësuesit nga Zyra për të Drejtat e Autorit.

Drejtori Dukaj theksoi se mbrojtja e Pronësisë Intelektuale (IP) mund të nxisë inovacionin dhe kreativitetin në disa mënyra. Të drejtat e IP, të tilla si patentat, markat tregtare, të drejtat e autorit dhe sekretet tregtare, ofrojnë mbrojtje ligjore për novatorët dhe krijuesit, duke i inkurajuar ata të investojnë kohë dhe burime në zhvillimin e ideve, produkteve dhe shërbimeve të reja.