Buletini Zyrtar Nr. 111

Prishtine, 14/06/2023

Agjencia për Pronësi Industriale ka publikuar Buletinin Zyrtar nr. 111

Buletini nr. 111 përmban aplikime të markave tregtare, ri-publikime dhe Treguesit Gjeografikë dhe Emërtimet e Origjinës. Pronarët e markave të mëhershme të cekur në nenin 34 të Ligjit për Marka Tregtare Nr. 08/L-075 mund të paraqesin kundërshtimet e tyre. Këto kundërshtime duhet të dorëzohen mbrenda periudhës kur Buletini Zyrtar është i hapur apo mbrenda 3 muajve nga data e publikimit të Buletinit Zyrtar.

Sipas Ligjit për Marka Tregtare Nr. 08/L-075, neni 33, palët e treta mund të paraqesin vërejtjen e tyre me shkrim sipas nenit 6, duke cekur arsyet dhe vërejtjet pse marka tregtare nuk duhet të regjistrohet sipas detyrës zyrtare.

Sipas Ligjit Nr. 05/L-051 për Treguesit Gjeografikë dhe për Emërtimet e Origjinës, çdo person i interesuar që ka një interes legjitim mund të parashtroj kundërshtim ndaj regjistrimit të propozuar të emrit të origjinës apo treguesit gjeografik, brenda 3 muajve nga data e publikimit të aplikimit.

Për ta shkarkuar buletinin, kliko në linkun Buletini Zyrtar Nr. 111