Agjencia për Pronësi Industriale në Fakultetin Juridik
Prishtine,
25/04/2024
Agjencia për Pronësi Industriale së bashku me Sektorin e IPR të Doganës së Kosovës, Zyra për të Drejtat e Autorit, Inspektorati i Tregut dhe anëtarët e tjerë të Task Forcës kundër Piraterisë, morën pjesë në ligjëratën e organizuar nga Fakulteti Juridik i Universitetin të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Në këtë ligjeratë studentët u njoftuan me temën “Të kuptojmë rëndësinë e Pronësisë Intelektuale (IP) në promovimin e inovacionit dhe kreativitetit, dhe të eksplorojmë lloje të ndryshme të IP-së dhe rëndësinë e tyre”.
Agjencia foli mbi regjistrimin e objekteve të pronësisë industriale, rëndësinë e mbrojtjes së së markave tregtare, patentave dhe dizajnëve industriale. Ndërsa përfaqësuesja e Doganës së Kosovës foli para studentëve për rolin dhe zbatimin e pronësisë intelektuale nga ky institucion.