U organizua punëtoria me temën “Sfidat dhe qasjet inovative në mbrojtjen dhe zbatimin e të Drejtave Pronësore Intelektuale në industrinë e botimit, medias, përmbajtjes audiovizuale dhe softuerit”.

Prishtine, 10/06/2024

Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues nga institucionet vendore dhe organizatat përkatëse. Aktiviteti u struktura në dy panele diskutimi, ku u theksuan sfidat dhe qasjet në mbrojtjen dhe zbatimin e të Drejtave Pronësore Intelektuale.

Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e të drejtave të autorit dhe të pronësisë industriale për industritë kreative. U theksua se, edhe 25 vite pas luftës, botimet me potencial të lartë riprodhimi, si ato akademike, universitare, botimet për shkollat e mesme dhe lekturat shkollore, mbeten objektivi kryesor i shkeljes së të drejtave autoriale.

Përsa i përket situatës së të Drejtave Pronësore Intelektuale në industritë kreative, u theksua se mbrojtja e Pronësisë Intelektuale është një ndër faktorët më të rëndësishëm për të mbështetur këto industri dhe për të nxitur një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.