U mbajt sesioni “Përmirësimi i mbrojtjes dhe zbatimit të drejtave pronësore intelektuale (DPI-ve) në fushën e arteve vizuale dhe performuese, dizajnit dhe shërbimeve krijuese”
Prishtine,
20/06/2024
Ky sesion synonte të adresonte sfidat dhe mundësitë për përmirësimin dhe mbrojtjen e drejtave pronësore intelektuale në Kosovë, me një fokus të veçantë në industritë kreative si artet vizuale, artet performuese dhe shërbimet krijuese. Në hapje të sesionit, u bë një përmbledhje e situatës aktuale të DPI-ve në Kosovë, duke theksuar nevojën për politika më të forta dhe mbështetje institucionale për artistët dhe krijuesit.
Ky sesion u shoqërua nga një diskutim i hapur me pjesëmarrësit, të cilët patën mundësinë të shprehin pyetje dhe të ndajnë mendimet e tyre mbi temat e trajtuara.
Ky sesion u mbështet nga UNDP