Takim trepalësh ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në fushën e pronësisë industriale
Prishtine,
03/10/2024
Në Prishtinë u mbajt një takim trepalësh me rëndësi të veçantë për bashkëpunimin rajonal në fushën e pronësisë industriale, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Takimi u organizua me ftesë të Agjencisë për Pronësi Industriale të Republikës së Kosovës.
Delegacionet shkëmbyen përvoja dhe diskutuan mbi zhvillimet e fundit në sektorin e pronësisë industriale, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm për të përmirësuar kapacitetet dhe ofrimin e shërbimeve ndaj palëve të interesuara.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe Drejtorja e Përgjithshme e komanduar e Drejtorisë së Pronësisë Industriale të Shqipërisë, znj. Maria Solis Kapedani, dhe Drejtori i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale të Maqedonisë së Veriut, z. Eljesa Neziri, të cilët dhanë kontribut të vlefshëm në diskutimet mbi sfidat dhe mundësitë që ofron kjo fushë.
Ky takim trepalësh shënon një avancim në zbatimin e standardeve më të larta dhe harmonizimin e përpjekjeve për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pronësisë industriale në rajon. Ai gjithashtu konsolidon më tej lidhjet institucionale dhe profesionale ndërmjet vendeve tona, duke i dhënë një shtysë të re bashkëpunimit të ndërsjellë