Takimi i Këshillit Shtetëror për Pronësi Intelektuale

Prishtine, 16/08/2018

U mbajt takimi i Këshillit Shtetëror për Pronësi Intelektuale, ku morën pjesë përfaqësuesit nga Agjencia për Pronësi Industriale, Policia e Kosovës, Inspektorati i Tregut, Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit dhe përfaqësuesi i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar ose te Konfiskuar.

Takimi u kryesua nga Drejtori i API-së, ztr. Nezir Gashi. Takimi pati karakter informues dhe koordinues të institucioneve në fushën e pronësisë intelektuale, me theks të veçantë në zbatimin e kërkesave dhe rekomandimeve të dalura nga programi për zbatimin e MSA. Takimi përfundoi me dakordimin për të përgatitur infrastrukturën e nevojshme për fuqizimin e Këshillit Shtetëror për Pronësi Intelektuale, kërkesë kjo që do të procedohet për miratim në Qeverinë e Republikës së Kosovës.