Raporti mujor i Agjencisë për Pronësi Industriale

Prishtine, 05/09/2018

Me iniciativë të Drejtorit të Agjencisë për Pronësisë Industriale, zt. Nezir Gashi, është filluar me publikimin e raporteve peridorike mujore të Agjencisë në web faqen e saj, raporte të cilat synojnë rritjen e transparencën, si parim bazë në administratën publike.

Gjatë muajit Korrik dhe Gusht, Agjencia në bazë të mandatit të saj ligjor të përcaktuar në Ligjin për Patenta Nr. 04 L-029 i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 05 L-039, ka vazhduar me menaxhimin e objekteve të pronësisë industriale, ku janë pranuar 1604 dokumente hyrëse nga palët dhe janë lëshuar 1452 dokumente si komunikime me palët për zhvillimin e procedurave për regjistrimin e objekteve të pronësisë industriale. API gjatë kësaj kohë ka gjeneruar 101,084.00 euro të hyra.

Në bazë të mandatit ligjor, për infromimin e publikut, API ka publikuar 2 buletine zyrtare, me 2154 objekte të pronësisë industriale, në bazë të të cilave qytetarët mund të realizojnë të drejtat e tyre të cilat ju garanton legjislacioni për pronësi industriale, si kundështimet e markave tregtare apo vërejtjet për mos regjistrimin e objekteve të pronësisë.

Janë mbajtur një numër takimesh me institucionet ndërlidhëse të pronësisë industriale të Kosovës dhe institucionet e BE, për avansimin e politikave të pronësisë industriale në Kosovë.

Është mbajtur takimi i Këshillit Shtetëror për Pronësi Intelektuale, ku morën pjesë përfaqësuesit nga Agjencia për Pronësi Industriale, Policia e Kosovës, Inspektorati i Tregut, Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit dhe përfaqësuesi i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar ose te Konfiskuar. Takimi pati karakter informues dhe koordinues të institucioneve në fushën e pronësisë intelektuale, me theks të veçantë në zbatimin e kërkesave dhe rekomandimeve të dalura nga programi për zbatimin e MSA. Takimi përfundoi me dakordimin për të përgatitur infrastrukturën e nevojshme për fuqizimin e Këshillit Shtetëror për Pronësi Intelektuale, kërkesë kjo që do të procedohet për miratim në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Në vazhdën e përmirësimit të politikave në fushën e treguesve gjeografikë, është mbajtur takimi me atasheun e ambasadës franceze, Joseph GIUSTINIANI, ku është diskutuar për përgatitjet e misionin të EU-Taiex mbi treguesit gjeografikë dhe është përfunduar Udhëzimi Administrative për simbolet dhe shenjat e treguesve gjeografikë.

Agjencia është duke u mbështetur nga një numër i projekteve të EU, të cilat janë duke u realizuar dhe do të ralizohen në të ardhmën. API ka mbajtur takim me team liderin e projektit “Mbështetja e mëtejshme për tregtinë në Kosovë”, në takim është diskutuar mbi përgatitjet për fillimin e realizimit të aktiviteteve të përcaktuara në planin e projektit. Projekti do të mbështetë API në disa fusha si ajo legjislative, ngritja e kapaciteteve administrative të API-së, mbështetje për realizimin e marëveshjeve ndërkombëtare me institucuonet e EU në fushën e PI, si EPO apo EUIPO, dhe realizmin e aktiviteteve vetëdijësuese mbi rëndësinë e mbrojtjes së produkteve me pronësi industriale.

Është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Projektit të Binjakizimit, qëllimi i përgjithshëm i këtij Projekti të Binjakëzimit është mbështetja për administratën e Kosovës në menaxhim efikas dhe efiçient të procesit të MSA-së. Gjatë takimit është diskutuar plani i veprimit për reazlimin e aktiviteteve të paraqitura nga projekti.

Në vazhdën e raportimeve për realizimin e MSA, është mbajtur takimi i komisionit “Tregu i Brendshëm, Konkurrenca dhe Mbrojtja e Konsumatorit” si dhe "Tregtia, Industri, Dogana dhe Tatime". API është përgjegjësë për realizimin e 4 masave legjislative dhe zbatuese, dhe deri më tani janë realizuar nga API 50% te masave të përcaktuara në planin e MSA për vitin 2018.