Takim në mes të API-së dhe Odës së Afarizmit të Kosovës

Prishtinë, 21/09/2018

Më datë 18/09/2018, është mbajtur takimi në mes të përfaqësuesve të Agjencisë për Pronësi Industriale dhe Odës së Afarizmit të Kosovës, takimi u organizua për koordinimin e aktiviteteve në mes të komunitetit të biznesit dhe Agjencisë së Pronësisë Industriale mbi rëndësinë e mbrojtjes së produkteve dhe shërbimeve me markë, patentë, dizajn industrial apo tregues gjeografikë.

Përfaqësuesi i Odës, theksoi se komuniteti i biznesit po përballet me vështirë të shumta, si nga ana e mos haromonizimit të ligjeve në mes vete dhe ana e zbatueshmërisë së tyre në praktikë. Ztr. Krasniqi, theksoi se bizneset janë të interesuara dhe duan të informohen mbi kompetencat e Agjenicë së Pronësisë Industriale në mbrojtjen e bizneseve nga dëmtimi i pronës së tyre industriale.

Drejtori i Agjencisë, Ztr. Gashi, e njoftoi përfaqësuesin e Odës me kompetencat e Agjencisë në mbrojtjen e pronësisë industriale, ku biznesi mund të aplikoj për mbrojtjen e produkteve apo shërbimeve të tyre në Agjenci. Sipas lloji të produktit, shërbimit apo procesit që e zhvillojnë ato, biznesi mund të aplikoj për mbrojtje për markë tregtare, patentë, dizajn industrial apo tregues gjeografikë.

Ztr. Gashi theksoi se Agjencia është institucion administrativ, që merret me administrimin e objekteve të pronës industriale sipas ligjeve në fuqi, dhe procedurat për regjistrimin e objekteve të pronës industriale janë të njejta me ato që aplikohen dhe në institucionet ndërkombëtare.

Ztr. Gashi, njoftoi Odën se Agjencia në vazhdimësi organizon seminari me komunitetin e biznesit për infromimin e tyre mbi rëndësinë e mbrojtjes së produketeve me pronësi industriale, dhe është e gatshme të mbaj seminare vetëdijsuese çdo her edhe në bazë dhe të kërkesave të bizneseve.