Konferenca “Transferimi i Teknologjisë dhe të Drejtat e Pronësisë Intelektuale”

Prishtine, 26/10/2018

Me ftesë të Entit Shtetëror për Pronësi Industriale të Republikës së Maqedonisë, një delegacion i Agjencisë për Pronësi Industriale i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Ztr. Gashi, mori pjesë në Konferencën “Transferimi i Teknologjisë dhe të Drejtat e Pronësisë Intelektuale” në Republikën e Maqedonisë.

Kjo konferencë u mbajt në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25 vjetorit të themelimit të Entit Shtetëror për Pronësisë Industriale të Republikës së Maqedonisë.

API dhe Enti Shtetëror, vazhdojnë bashkëpunimet rajonale në fushën e pronësisë industriale.