Forcimi i sistemit të mbrojtjes me Tregues Gjeografikë në Kosovës

Prishtinë, 05/11/2018

Me mbështetjen e projektit të EU, në Kosovë po qëndron ekspertja e fushës së treguesve gjeografikë, znj. Ester Olivas Caceres.

Gjatë takimi të parë me përfaqësuesit e Agjencisë për Pronësi Industriale, znj. Ester u informua me gjendjen aktule të fushës së treguesve gjeografikë, legjislacionin, produktet potenciale për mbrojtje me tregues gjeografikë dhe sfidat me të cilët përballet Agjencia në zbatimin e legjislacionit të fushës së treguesve gjeografikë.

Gjatë këtij misioni 2 javor, do të bëhet një analizë e gjendjes së fushës së GI në Kosovës, dhe do të përgatiten raporte mbi zbatimin e legjilacionit. Misioni do të fokusohet në komisionin e ekspertërve i paraparë me Ligjin e GI, procedurat e mbrendëshme (stafi) për shqyrtimin e aplikimeve, përgatitja e një udhëzuesi për regjistrimin e treguesve gjeografikë dhe rekomandimet për të gjeturat në legjilacionion e treguesve gjeografikë.