Takim me Përfaqësuesit e Autorizuar në Fushën e Pronësisë Industriale

Prishtinë, 18/01/2019

Agjencia për Pronësi Industriale organizoi takimin me Përfaqësuesit e Autorizuar në Fushën e Pronësisë Industriale

Gjatë takimit u diskutua raporti vjetor i Agjencisë, të arrituara dhe sfidat në fushën e pronësisë industriale. Raporti për vitin 2018 karakterizohet me shtim të numrit të aplikimeve për marka tregtare me 8.95%, dhe rritjen e të hyrave nga taksa për 54.86%.

Gjatë vitit 2018 është rritur dhe numri i aplikimeve vendore për marka tregtare me 40%. Rritja e numrit të aplikimeve sidomos e atyre vendore i atribuohet dhe aktiviteteve të realizuara nga API për ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e mbrojtjes së produkteve dhe shërbimeve me markë tregtare, si seminare, konferenca dhe promovim në media, të mbajtura gjatë këtij viti kalendarik.

Përfaqësimi pranë Agjencisë është i rregulluar me nenin 127 të Ligjit për Patenta Nr. 04/L-029 i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 05/L-039 dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 06-2018 për Përfaqësuesit e Autorizuar në Fushën e Pronësisë Industriale.