PROMOVIM NË MEDIA

Prishtinë, 29/04/2019

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Pronësi Industriale, Z. Gashi, ishte pjesë e panelit në programin e Radio Televizionit 21, “Start UP”, ku foli mbi rëndësinë e mbrojtjes së produkteve dhe shërbimeve me pronësi industriale.

Z. Gashi foli mbi rëndësinë dhe rolin e Agjencisë për Pronësi Industriale, në mbrojtjen e pronësisë industriale, përkatësisht, mbrojtjen e produkteve me markë tregtare, patentë apo dizajn industrial.

Z. Gashi tha se sistemi i mbrojtjes së pronës industriale, ndihmon inovatorët të mbrojnë shpikjet, dizjanet industriale, markat, veprat artistike e kështu me radhë. IP u siguron atyre pronësi mbi punën e tyre dhe të drejtat për përjashtimin e konkurrentëve nga prodhimi, importimi ose shitja e mallrave që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.

Ky ishte dhe aktiviteti i fundit në kuadër të aktiviteteve të mbajtura për shënimin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale. Muaji Prill ishte muaji i Pronësisë Intelektuale përkatësisht Industriale, ku API organizoi numër akivitetesh me komunitetin e biznesit, student dhe promovime në media, me qëllim të ndërgjegjësimit të publikut mbi rëndësinë e pronësisë intelektuale, përkatesisht industriale.