Përmbledhje e aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale - Prill

Prishtinë, 02/05/2019

Agjencia për Pronësi Industriale gjatë muajit Prill, si muaj i pronësisë intelektuale ka organizuar aktivitete promovuese me qëllim të ndërgjegjësimit të publikut mbi rëndësinë e mbrojtjes së pronësisë intelektuale, përkatesisht industriale.

Këto aktivitete janë organizuar me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, 26 Prill.

Më poshtë kemi paraqitur listën përmbledhëse të aktiviteteve të realizuara në muajin e Pronësisë Intelektuale.

Datë 10/04/2019

Ligjeratë mbi pronësinë industriale në Qendrën e Transferit të Teknologjisë pranë Kolegji UBT

Datë 12/04/2019

Ligjeratë në Fakultetin Ekonomik të Universitetin të Prishtinës me temën “Pronësia Industriale në Kosovë”

Datë 16/04/2019

Aktivitet informues në Panairin Expokos dhe panairin e Edukimit, ku u informuan bizneset mbi rëndësinë e mbrojtjes së produkteve të tyre me pronësi industriale

Datë 17/04/2019

Seminar me biznese në Odën e Afarizmit të Kosovës, tema e seminarit  “Rëndësia e Mbrojtjes së Pronës Industriale”

Datë 17/04/2019

Ligjeratë në Fakultetin Juridik të Universitetin të Prishtinës me temën “Pronësia Industriale në Kosovë”

Datë 24/04/2019

Ndeshje futbolli në mes Agjenicë dhe Zyrës për të Drejtat e Autorit, me moton e ditës së PI “Sporti dhe IP”.

Datë 26/04/2019

Konferenca Kombëtare “Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale”

 

Media

Datë 26/04/2019

Programi i mëngjesit në Radio Kosovë

Datë 29/04/2019

Pjesmarrje në emisionin Start UP në Radio Televizonin 21, ku së bashku me panelistët u diskutua mbi pronën industriale