Ligjeratë në Akademinë Verore “Ndërmarrësia dhe Inovacioni”

Prishtinë, 12/07/2019

Drejtori i Agjencisë për Pronësi Industrilae, Z. Nezir Gashi, mbajti një ligjeratë në Akademinë Verore për Ndërmarrësi dhe Inovacion organizuar nga Kolegji UBT.

Z. Gashi ligjeroi mbi pronësinë intelektuale në veçanti mbi inovacionin dhe patentat. Patenta është një e drejtë ligjore ekskluzive që jepet për një shpikje. Shpikja është një produkt ose proces që siguron një mënyrë të re për të bërë diçka ose ofron një zgjidhje të re teknike për një problem.

Patentat iu ofrojnë stimuj individëve, duke iu siguruar vlerësim për krijimtarinë e tyre dhe shpërblim financiar për shpikjet e tyre të tregtueshme. Këta stimuj nxisin inovacionin, i cili siguron rritjen në vazhdimësi të cilësisë së jetës së njeriut.