Takim me prodhuesit e produkteve bujqësore

Prishtinë, 01/11/2019

Agjencia për Pronësi Industriale në bashkëpunim me UNDP, mbajti një takim informues me bizneset vendore në fushën e prodhimeve bujqësore.

Drejtori i Agjencisë Z. Gashi i informoi bizneset mbi rëndësinë dhe procedurat e regjistrimit të objekteve të pronësisë industriale. Produktet bujqësore mund të mbrohen me markë tregtare me theks të veçantë tregues gjeografikë.

Rëndësia e mbrojtjes së produkteve me pronësi industriale qëndron në faktin se prodhuesi mbrohet nga konkurrenca e pandershme. Produktet e reja për të cilat investohet duhet të mbrohen nga kopjimi duke i regjistruar ato me markë tregtare, tregues gjeografikë, patentë apo dizajn industrial.

Sistemi i mbrojtes së pronësisë industriale u siguron mbajtësve të të drejtave pronësi mbi punën e tyre dhe të drejta për përjashtimin e konkurentëve nga prodhimi, importimi ose shitja e mallrave që shkelin të drejtat e pronësisë industriale.