Takimi i Këshillit Shtetëror për Pronësi Intelektuale

Prishtinë, 18/12/2019

U mbajt takimi i radhës së Këshillit Shtetëror për Pronësi Intelektuale. Në takim morën pjesë anëtarët e këtij Këshilli nga Dogana e Kosovës, Policia, Gjykata, Inspektorati i Tregut, Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta.

Në takim u prezantua në pika të shkurta raporti vjetor i Agjencisë për Pronësi Industriale, për të cilën foli Drejtori Z. Gashi. Ai theksoi se kemi rritje të numrit të aplikimeve për marka tregtare nga aplikues të Kosovës, kjo rritje i atribuohet aktiviteteve të realizuar nga API për ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e mbrojtjes së produkteve dhe shërbimeve me markë tregtare, si seminare, konferenca dhe promovim në media, të mbajtura gjatë këtij viti kalendarik.

Kryesuesi i Këshillit Shtetëror për Pronësi Intelektuale, Z. Gashi, kërkoi nga anëtarët e këtij Këshilli që të fillojnë me përgatitjen e një raporti për secilin institucion respektiv, në mënyrë që Këshillit të përpiloj një raport përmbledhës i cili duhet të dorëzohet tek Zyra e Kryeministrit njëher në vit.

Këshilli do të publikoj raportin e tij me rekomadime në fillim të çdo viti kalendarik. Raporti do të përmbajë statistikat mbi zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale.