Raporti Vjetor i Punës për vitin 2019

Prishtinë, 15/01/2020

Agjencia për Pronësi Industriale ka publikuar raportin e punës për vitin 2019

Raporti për vitin 2019 karakterizohet me rritjen e numrit të aplikimeve për marka tregtare, patenta dhe rritjen e numrit të aplikimeve për dizajne industriale.

Gjatë vitit 2019 është rritur numri i aplikimeve vendore për marka tregtare për 13.65%. Rritja e numrit të aplikimeve vendore i atribuohet aktiviteteve të realizuara nga API për ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e mbrojtjes së produkteve dhe shërbimeve me markë tregtare, si seminare, konferenca dhe promovim në media të mbajtura gjatë këtij viti kalendarik.

Sa i përket back log të markave tregtare, API gjatë 2019 ka shënuar progres në reduktimin e back log, nga 91.59% të kryera në vitin 2018, është arritur në 94.30% në vitin 2019, kjo përkundër pranimit aplikimeve të reja. Pjesa e mbetur janë marka tregtare në procedurë të publikimit, pritjes së plotësimit, në pritje të pagesës për regjistrimin e MT dhe të tjera, pra back log konsiderohet i përfunduar.

Nga të dhënat statistikore të nxjerra në sistemin IPAS del se zyrtarët e API-së gjatë vitit 2019 kanë kryer gjithsejti 30903 hapa në sistem, hapat përfshijnë kalimin nga një procedurë e ekzaminimit në procedurën tjetër. Janë printuar 8845 dokumente dalëse, vendime, certifikata, ftesa, për përfundimin e proceseve të shqyrtimit të aplikimeve.

Gjatë këtij viti janë skanuar, indeksuar dhe dërguar në server, 14787 shkresa hyrëse dhe dalëse, që e bën procesin e pranimit dhe lëshimit të dokumenteve të elektronizuar.

Janë publikuar 11 Buletine me 7994 objekte të pronësisë industriale dhe krijuar 33 lajme mbi aktivitetet e Agjencisë në web faqen https://kipa.rks-gov.net/ . Janë përmirësuar shërbimet online për kërkimet e markave tregtare, regjistri tashmë bëhet update çdo ditë kalendarike, linku http://91.187.97.74/wopublish-search/public/home?0

Për ta shkarkuar raportin, shiko linkun Raporti Vjetor i Punës për vitin 2019