U mbajt takimi vjetor me Përfaqësusit e Autorizuar

Prishtinë, 31/01/2020

Agjencia për Pronësi Industriale organizoi takimin vjetor me Përfaqësuesit e Autorizuar në Fushën e Pronësisë Industriale

Përfaqësimi pranë Agjencisë është i rregulluar me nenin 127 të Ligjit për Patenta Nr. 04/L-029 i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 05/L-039 dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 06-2018 për Përfaqësuesit e Autorizuar në Fushën e Pronësisë Industriale.

Në takim u diskutua raporti vjetor i Agjencisë, të arrituara dhe sfidat në fushën e pronësisë industriale dhe u mirëpritën sugjerimet dhe rekomandimet e palëve të interesit për përmirësimin e shërbimeve të Agjencisë.

Raporti për vitin 2019 karakterizohet me rritjen e numrit të aplikimeve për marka tregtare, patenta dhe rritjen e numrit të aplikimeve për dizajne industriale. Numri i aplikimeve vendore për marka tregtare është rritur për 13.65%. Rritja e numrit të aplikimeve vendore i atribuohet aktiviteteve të realizuara nga API për ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e mbrojtjes së produkteve dhe shërbimeve me markë tregtare, si seminare, konferenca dhe promovim në media të mbajtura gjatë një viti kalendarik.

Po ashtu, në lidhje me transparencën, janë publikuar 11 Buletine Zyrtare me 7994 objekte të pronësisë industriale dhe janë krijuar 33 lajme mbi aktivitetet e Agjencisë në web faqen https://kipa.rks-gov.net/ . Janë përmirësuar shërbimet online për kërkimet e markave tregtare, regjistri tashmë bëhet update çdo ditë kalendarike, linku http://91.187.97.74/wopublish-search/public/home?0