ËSHTË MBAJTUR TAKIMI I KËSHILLIT SHTETËROR PËR PRONËSI INTELEKTUALE

Prishtinë, 10/04/2020

Më 12 Mars është mbajtur takimi i parë për këtë vit i Këshillit Shtetëror për Pronësi Intelektuale.

Takimi u kryesua nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Pronësi Industriale, Z. Gashi. Në takim morën pjesë dhe përfaqësuesit e Zyrës për të Drejtat Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, përfaqësuesi nga Dogana e Kosovës, Inspektorati i Tregut, Gjykata dhe përfaqësuesi i projektit të EU - IPA 2017.

Në takim u diskutua mbi raportin e punës së Këshillit Shtetëror dhe planin e punës për vitin 2020, me theks forcimin e koordinimit ndërinstitucional të njësive që merren me pronësinë intelektuale në Kosovë. Këshilli e ka të obliguar të përgatitë një raport me rekomandime në baza vjetore për Qeverinë e Republikës së Kosovës, raporti përfundimtar i punës për vitin 2019 është dorëzuar në fillim të këtij viti kaledarik.

Përfaqësuesi i projektit të EU u zotua që do të mbështetë kërkesat e Këshillit Shtetëror për Pronësi Intelektuale.