Reforma ligjore në fushën e pronësisë industriale
Prishtinë,
08/06/2020
Agjencia për Pronësi Industriale me ndihmën e projektit të EU “Support for Intellectual Property Rights System in Kosovo” po punon në nismat e reja mbi plotësimin ndryshimin e ligjeve ekzistuese që rregullojnë fushën e pronësisë industriale.
Në ndryshim pritet të jenë Ligji i Patentave, Markave Tragtare, Ligji për Dizajnin Industrial, Ligji mbi Topografinë e Qarqeve të Integrume dhe nisma legjislative për draftimin e parë të Ligjit për Sekretet Tregtare.
Në vazhdën e këtyre nismave, sot Drejtori i Agjencisë për Pronësi Industriale, Z. Gashi u takua me ekspertën e projekit të EU Znj. Plakolli.
Në takim u diskutua mbi draft ndryshimet e ligjeve të cilat janë përgatitur nga projekti në koordinim me API-së dhe u darkordua që propozim ndryshimet të diskutohen nga grupeve punuese të formuara nga palët e interesit.
Këto plotësim ndryshime të ligjeve aktuale dhe nismat e reja legjislative si Ligji për Sekretin Tregtare janë në vazhdën e masave që do të ndërmerren për të zbatuar planin e Marëveshjes së Stabilizim Associimit.