Mbahet takimi i Komitetit Drejtues të Projektit të EU
Prishtinë,
25/09/2020
Është mbajtur takimi i 2 në radhë i Komitetit Drejtues të Projektit të EU “Mbështetje për sistemin e Pronësisë Intelektuale në Kosovë”
Në takim morën pjesë institucionet e pronësisë intelektuale të Kosovës, ku Agjencia u përfaqësua nga Drejtori, Zt. Gashi.
Gjatë takimit u diskutua mbi realizmin e planit të projektit në periudhën e parë të këtij viti. Projekti e mbështet pronësinë industriale në 3 pika: reforma legjislative, forcimi i kapaciteteve humane dhe ndërgjegjësimi i publikut mbi pronësinë industriale.
Realizimi i aktiviteteve u ndikua nga kufizimet të cilat janë në fuqi, për shkak të pandemisë, ato prekën pikat të cilat kanë të bëjnë me shtimin e kapaciteteve humane dhe organizimin e aktiviteteve vetëdijuese mbi rëndësinë e pronësisë industriale. Pjesa legjilative ka vazhduar sipas planit ku është punuar në draftimin për ndryshimin e 4 ligjeve që rregullojnë fushën e pronësisë industriale.
Takimi u mbajt përmes platformave online