U MBAJT TAKIMI I GRUPIT PUNUES PËR HARTIMIN E STRATEGJISË SË PRONËSISË INDUSTRIALE

10/02/2022

Me mbështetjen e projektit të Bashkimit Europian, IPR Project, u mbajt takimi i radhës së grupit punues për hartimin e dokumentit strategjik për pronësinë industriale.

Gjatë takimit u diskutua raporti i vlersimit së bashku me draftin e pare të Strategjisë. Në rrjedhje të diskutimeve anëtarët e grupit punues dhanë komentet e tyre dhe rekomandimet për përmirësimin e draft strategjisë.

Kjo Strategji Kombëtare e Pronësisë Industriale synon të kontribuojë në stimulimin e rritjes ekonomike, zhvillimit shkencor dhe social në vend për pesë vitet e ardhshme duke forcuar ndikimin e sistemit të Pronësisë Industriale (PI), duke përmirësuar respektimin e të drejtave të pronësisë industriale dhe duke luftuar falsifikimin.  Për të arritur këtë, janë propozuar pesë objektiva:

  1. Përmirësimi i kornizës ligjore;
  2. Ngritja e kapaciteteve të institucioneve dhe profesionistëve të përfshirë në pronësinë industriale;
  3. Vetëdijesimi lidhur me PI;
  4. Përmirësimi i zbatimit të të drejtave të pronësisë industriale;
  5. Promovimi i krijimit dhe përdorimit të pronësisë industriale.