Ligjeratë për pronësinë industriale në Universitetin “Isa Boletini”
22/04/2022
Në kuadër të muajit të pronësisë intelektuale, institucionet e pronësisë intelektuale mbajtën ligjeratë në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.
Agjencia u përfaqësua nga Drejtori Dukaj. Ai i informoi studentët mbi regjistrimin dhe përfitimet nga pronësia industriale.
Drejtori, Dukaj, theksoi se pronesia intelektuale ka rol kyq ne krijimin e vendeve te punes. Në Bashkimin Evropian, industritë intenzive që përdorin në mënyrë të plotë pronesine intelektuale kanë gjeneruar pothuajse 45% të tërë aktivitetit ekonomik (BPV), në vlerë prej 6.6 trilionë € gjatë periudhës 2014-2016, janë punësuar pothuajse 63 milionë persona, duke arritur në 29.2% të vendeve të punës. Gjithashtu 22% të këtyre vendeve të punës kanë qenë në industri që përdorin markat tregtare, 14% në industritë që përdorin dizajnin dhe 11% në industritë që përdorin patentat. Përqindja rritet deri në 28.9%, nëse përfshihen edhe 21 milionë vende pune në industri si rezultat i shfrytëzimit produkteve dhe shërbimeve për industritë që përdorin në mënyrë të plotë.