AKTIVITET PROMOVUES NË PANAIRIN E PËRGJITHSHËM NDËRKOMBËTAR “PRISHTINA 2022”

06/05/2022

Agjencia për Pronësi Industriale po merr pjesë në panairin ndërkombëtar “Prishtina 2022”

Gjatë këtij aktiviteti po realizohen takime me bizneset duke promovuar mbrojtjen e brendeve apo produkteve të tjera me pronësi industriale.

Agjencia ka ekspozuesen e saj të veçantë në të cilën janë të ekspozuara materiale promovuese si: broshura, doracak apo materiale tjera për pronësinë industriale.

Ky aktivitet po realizohet si pjesë e planit të punës për promovimin e pronësisë, dhe është ndër aktivitetet më të rëndësishme, kjo pasi zyrtarët e Agjencisë realizojnë takime të drejtpërdrejta me bizneset dhe i orientojnë në mbrojtjen e identitetit të tyre në treg. Takimet e tilla ku ekspozohen produktet e kompanive shërbëjnë për identifikimin e produkteve që mund të mbrohen si markë, patentë apo dizajn industrial.