Seminar me bizneset e Odës Ekonomike të Kosovës

18/04/2023

Agjencia për Pronësi Industriale së bashku me Zyrën për të Drejtat e Autorit mbajtën seminarin me bizneset e Odës Ekonomike të Kosovës.

Në këtë seminar u diskutua mbi pronësinë intelektuale në veçanti për "Si të mbroni identitetin tuaj të biznesit nga konkurrentët përmes pronës intelektuale".

Panelistët i informuan bizneset prezente mbi rendësinë e mbrojtjes së pronësisë intelektuale. Z. Dukaj tha se markat tregtare mund t'u ofrojnë kompanive njohjen e markës dhe t'i dallojnë ato nga konkurrentët e tyre. Investimi në R&D për të zhvilluar produkte dhe teknologji inovative që mund të mbrohen nga markat tregtare mund të sigurojë një avantazh konkurrues dhe të tërheqë më shumë klientë.