AKTIVITETE PROMOVUESE NË ICK DHE FAKULTETIN JURIDIK
03/05/2023
Agjencia për Pronësi Industriale dhe Zyra për të Drejtat e Autorit në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, apo muajit të pronësisë intelektuale, muaji Prill, morën pjesë në 2 aktivitete të ndara për promovimin e pronësisë intelektuale.
Shënimi i Ditës Botërore për Pronësi Intelektuale u bë në Innovation Centre Kosova me organizimin e një bashkëbisedimi për pronësinë intelektuale. Z. Dukaj në këtë takim theksoi rëndësinë e mbrojtjes së pronësisë industriale për inovacionet e reja dhe përfitimet me rastin e mbrojtjes së tyre dhe ndikimi i IP në nxitjen e inovacionit dhe kreativitetit.
Në një takim tjetër u mbajt në Fakultetin Juridik të Universitetit “Hasan Prishtina” me studentet e këtij fakulteti. Profesoresha e nderuar Znj. Pllakolli mirëprit përfaqësuesit e institucioneve të pronësisë intelektuale në Kosovë. Z. Dukaj para studentëve foli për pronësinë industriale, përkufizimet dhe llojet e IP, dallimin në mes të këtyre llojeve dhe rëndësinë e mbrojtjes së pronësisë industriale.


