Takim i përbashkët në mes Agjencisë për Pronësi Industriale dhe Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale

29/09/2023

Me ftesë të Drejtorit të Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Z. Blerim Idrizi, një delegacion i kryesuar nga Drejtori i Agjencisë, Z. Dukaj, kryen një vizitë në zyret e Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale.

Delegacioni i Agjencisë u mirëprit nga kolegët e Entit Shtetëror ku u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve. Gjatë takimit u diskutua mbi realizmin e aktiviteteve të përbashkëta për ngritjen e kapaciteteve administrative të zyrave homologe dhe shkëmbimin e praktikave më të mira të administrimit të pronësisë industriale.